Ballina Flash

Çerdhja e re në Paskuqan, gati të presë 80 fëmijë

TIRANË, 7 dhjetor/ATSH/ Çerdhja e re “Hapat e parë” në Paskuqan është gati të hapë dyert për 80 fëmijë të zonës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kjo çerdhe e rindërtuar me standardet më të mira.

“Mirëmëngjes dhe me çerdhen e re “Hapat e parë” në Paskuqan, gati për 80 fëmijë, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Çerdhja e re “Hapat e Parë”, në Babrru-Qendër, është rindërtuar më e madhe, më e fortë dhe më e bukur për 80 fëmijë të zonës.

Kjo çerdhe ofron kushtet më të mira për fëmijët me ushqim, fjetje, sistem ngrohje dhe ambiente pushimi dhe argëtimi.

Investimi në godinat arsimore ka qenë në fokus të bashkisë së Kamzës, e cila ka përfituar po ashtu nga programi i Rindërtimit.

/m.m/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMoti i keq, ARRSH: Qarkullimi pa probleme, kontraktorët në terren
Artikulli tjetërNASA rekruton 10 persona për t’i trajnuar si astronautë