Moti i keq, ARRSH: Qarkullimi pa probleme, kontraktorët në terren

TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se gjatë natës së mbrëmshme ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar, pa shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.

Sipas ARRSH-së, kontraktorët kanë qenë në terren ku kanë bërë pastrimin e akseve nga rënia e gurëve apo inerteve si në: Qafë Mali-Fierzë, Sopot-Kam, Koplik-Bogë, Dedaj-Razmë, Gramsh-Kodovajt dhe në zonën e Poçemit.

Ndërsa në Valbonë, në Qafën e Qarrit, në Dardhë dhe në Voskopojë ka pasur reshje bore, rrugët janë të hapura dhe qarkullimi vazhdon pa probleme.

ARRSH njofton drejtuesit e mjeteve të jenë të pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë.

/a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.