Ballina Ekonomi

Kaskada e Drinit, reshjet shtojnë prurjet

TIRANË, 6 dhjetor/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi sot se reshjet e shiut gjatë ditëve të fundit kanë rritur prurjet në kaskadën e Drinit në sasinë e 1441 m3/s, ndërsa prodhimi është gati 13 mijë MWh.

“Prurjet natyrore në Kaskadë janë 1441 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 270.23 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 172.27 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 74.60 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.

Sipas të dhënave të publikuara në mesditën e së hënës nga KESH, aktualisht në HEC-in e Fierzës prodhimi ditor llogaritet 1610 MWh energji, në HEC-in e Komanit 7210 MWh dhe në HEC-in e Vaut të Dejës prodhimi ditor llogaritet 4130 MWh.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAktivitet i paligjshëm i lojërave të fatit, arrestohet një shtetas
Artikulli tjetër“Figurë përbashkuese e PS-së”, Gramoz Ruçi feston 70-vjetorin e lindjes