GJERMANI – Merkel: Vala e katërt e Covid-19 duhet të ndalet

BERLIN, 2 dhjetor /ATSH-DPA/- Kancelarja në largim e Gjermanisë Angela Merkel deklaroi se masat e reja të vendosura nga udhëheqësit gjermanë sot synojnë të thyejë valën e katërt të pandemisë së koronavirusit dhe të lehtësojnë presionin mbi njësitë e kujdesit intensiv.

“Vala e katërt duhet të thyhet’’, theksoi Merkel nga Berlini pas konsultimeve midis qeverisë federale dhe asaj shtetërore. Ndër të tjera ajo theksoi ‘’se situata e infektimit po stabilizohej, por në një nivel shumë të lartë’’.

Kancelari i emëruar Olaf Scholz ka bërë sërish thirrje që njerëzit të vaksinohen.

Merkel theksoi se ‘’statusi i vaksinimit të një qytetari nuk do të njihet përgjithmonë në rast të një vaksinimi të dyfishtë, duke theksuar rëndësinë e përforcuesve’’.

Për sa i përket situatës aktuale, Merkel shtoi  se ‘’me ngarkesën e punës në spitale që arrin kufijtë e saj dhe pacientët që transferohen në pjesë të tjera të vendit, nevojitet një “akt solidariteti kombëtar”.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.