Ballina Bota

TEL AVIV – Izraeli: Irani ka rritur pasurimin e uraniumit

TEL AVIV, 1 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Irani ka filluar procesin e pasurimit të uraniumit deri në 20% me centrifuga të avancuara, në uzinën e saj në Fordo, sipas kontrollorëve të OKB-së, të cituar nga gazeta më e madhe izraelite ”Haaretz”.

Gazeta theksoi se lëvizja synon të rrisë tensionet, në momentin kur në Vjenë janë duke u zhvilluar bisedime mes Teheranit dhe fuqive të mëdha botërore.

Për këtë çështje, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (AIEA) ka vendosur të rrisë frekuencën e kontrolleve në Fordo dhe Irani ka rënë dakord.

Teherani akuzon Izraelin “për propagandim të gënjeshtrave për dështimin e bisedimeve të Vjenës”.

Gazeta thotë se kjo është deklaratë e zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane, Saeed Khatibzadeh./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPas motit të keq rinis Programi Kombëtar i Pastrimit
Artikulli tjetërFOKUS – Stoltenberg: Aktorë të huaj po punojnë për të minuar progresin në Ballkan