Ballina Flash

Pas motit të keq rinis Programi Kombëtar i Pastrimit

TIRANË, 1 dhjetor /ATSH/  Pas reshjeve të mëdha dhe dëborës në një pjesë të vendit, ka rinisur Programi Kombëtar i Pastrimit.

Kryeministri Edi Rama publikoi mbrëmjen e sotme pamje të disa momenteve nga pastrimi në Vlorë, Pogradec, Fier, Durrës, Skrapar, Kavajë, Selenicë, Maliq, Tepelenë, Memaliaj dhe Kukës.

“Pastrimi i vendit ku jetojmë është patriotizëm sepse më e mira mënyrë për të treguar sa e duam tokën tonë është pastërtia dhe përgjegjshmëria në hapësirat e përbashkëta”, theksoi Rama.

Plani i Veprimit për pastrimin rrënjësor të Shqipërisë nisi më 7 nëntor në Vlorë dhe po përfshin të gjitha qytetet e vendit.

 

/a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakStenda e ATSH-së prezanton 109 vite histori në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës
Artikulli tjetërTEL AVIV – Izraeli: Irani ka rritur pasurimin e uraniumit