TIRANË, 30 nëntor/ATSH/ Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf u takua sot me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Sipas Ambasadës gjermane takimi mes ambasadorit Zingraf dhe kreut të opozitës u zhvillua në vazhdën e shkëmbimeve periodike të informacionit.
“Temë e bisedës ishin ndër të tjera puna aktuale në parlament, procesi i reformave në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe çështje të institucioneve brenda PD-së dhe programatikës së saj për të ardhmen”, thekson Ambasada gjermane.
/k.s/a.a/r.e/























