Ballina Flash

Në dispozicion një ilaç i ri i kundër kancerit të mushkërive

ROMË, 30 nëntor /ATSH-ANSA/ – Pacientët e rritur, që vuajnë nga një lloj i veçantë i kancerit të mushkërive (ai me qeliza Alk jopozitive në fazën e avancuar) tani kanë një opsion më shumë në dispozicion: lorlatinibin.

I miratuar për trajtimin e pacientëve që kanë pasur tashmë një trajtim të linjës së parë dhe një progresion të sëmundjes, ilaçi i ri është një frenues i gjeneratës së tretë të tirozinës kinazës (Tki), i krijuar për të kapërcyer barrierën hematoencefalike dhe, si rrjedhojë, të veprojë në tru.

Kanceri i mushkërive është një nga më të përhapurit dhe shkakton një numër më të madh vdekjesh se çdo formë tjetër kanceri.

Megjithatë, falë kërkimit shkencor, vitet e fundit është bërë e mundur të identifikohen ndryshime të shumta molekulare që janë baza e zhvillimit të tij dhe që mund të përfaqësojnë objektiva terapeutikë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZingraf-Basha, diskutime për reformat dhe çështjet në PD
Artikulli tjetërCOVID-19 – OBSH: Shtetet anëtare përgjigje racionale ndaj Omicron