Ballina Ekonomi

Shkëmbimet tregtare me Greqinë, 67 miliardë lekë

TIRANË, 30 nëntor/ATSH/ Eksportet drejt Greqisë gjatë 10-mujorit të këtij viti shënuan një rritje të lehtë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave, INSTAT, eksportet gjatë periudhës janar-tetor në vlerë llogariten 17.6 miliardë lekë, ndërsa në të njëjtën periudhë të 2020 ishin 10.6 miliardë lekë.

Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me Greqinë gjatë 10-mujorit zunë 7.2 % të totalit të gjithë tregtisë. Në vlerë ato arritën mbi 67 miliardë lekë.

Importet e mallrave nga Greqia në Shqipëri, gjatë periudhës janar-tetor arritën në rreth 49.5 miliardë lekë, kur një vit më parë (2020) u importuan mallra në vlerë 44 miliardë lekë.
Në vlerën e mallrave të importuara nga shteti fqinj, vendin kryesor e zënë grupi i mallrave “ushqim, pije dhe duhan” në vlerën 13.5 miliardë lekë i ndjekur nga grupi “materiale ndërtimi dhe metale” në vlerën 9.2 miliardë lekë dhe grupi “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”. Importi i kësaj kategorie arriti për këtë periudhë vlerën e 8.5 miliardë lekëve. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Omicron fundos bursat
Artikulli tjetërÇuçi me homologen britanike: Operacione të përbashkëta në hetimet kundër krimit të organizuar