Ballina Bota

COVID-19 – Australia pezullon rihapjen e kufijve për shkak të Omicron

SIDNEI, 29 nëntor /ATSH-AFP/ – Australia vendosi sot pezullimin e planit të saj për të rihapur kufijtë për studentët dhe punëtorët e kualifikuar, duke përmendur paqartësitë që ende rrethojnë rrezikshmërinë dhe transmetueshmërinë e variantit Omicron.

“Rihapja nuk do të bëhet më 1 dhjetor siç ishte planifikuar”, njoftoi kryeministri Scott Morrison.

Kufijtë e ishullit-kontinent kanë qenë të mbyllura për shumicën e joshtetasve për më shumë se 20 muaj, duke rezultuar në mungesë të fuqisë punëtore dhe duke tensionuar sektorin jetik të turizmit.

Morrison e quajti shtyrjen si “të nevojshme dhe të përkohshme”./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakReshje dëbore në Kukës, zbardhet Shishtaveci dhe zonat malore
Artikulli tjetër77-vjetori i Çlirimit, Meta: Lavdi sakrificave bijve dhe bijave më patriotë