BM – Zbulohet rasti i tretë me variantin Omicron

LONDËR, 28 nëntor /ATSH/ – Një rast i tretë i variantit të koronavirusit Omicron është zbuluar në Britaninë e Madhe, tha Agjencia e Sigurisë Shëndetësore, sipas BBC.

Zyrtarët thanë se rasti ishte i lidhur me një udhëtim në Afrikën Jugore, ku u identifikua varianti, por se personi nuk ndodhej më në BM.

Agjencia tha se personi kishte kaluar pak kohë në Westminster, Londra Qendrore.

Ata shtuan se ishte “shumë e mundshme që do të gjejmë më shumë raste gjatë ditëve në vijim… ndërsa rrisim zbulimin e rasteve përmes gjurmimit të fokusuar të kontaktit”.

Rastet e para në BM u konfirmuan të shtunën në Brentwood, Essex dhe Nottingham.

Zyrtarët thanë se rastet ishin të lidhura me udhëtimet në Afrikën Jugore.

Të shtunën, qeveria njoftoi se maskat për fytyrën do të jenë të detyrueshme në dyqane dhe në transportin publik në Angli, dhe të ardhurit në BM pritet të duhet të bëjnë teste PCR nga e marta, në përgjigje të variantit të ri.

Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid tha se ata kishin vepruar “me shpejtësi” dhe “në një mënyrë proporcionale”./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.