Ballina Flash

48 tabela elektronike dhe 900 tableta në 24 shkolla

TIRANË, 23 nëntor/ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi së bashku me përfaqësues të UNICEF kanë inspektuar laboratorin e Teknologjisë në shkollën 9-vjeçare “Ardian Klosi”.

Gjatë kësaj vizite UNICEF ka prezantuar edhe një donacion prej 6 mijë dezinfektantësh (1-litroshë) si dhe 12 mijë maska për shkolla të ndryshme.

“Gjatë vizitës në shkollën “Ardian Klosi” në Tiranë, së bashku me Unicef Albania, vizituam nga afër laboratorin teknologjik në kuadër të projektit “Education Technology Hub – Aftësi digjitale për të gjithë””, shprehet Kushi.

Nga ky projekt kanë përfituar deri më tani 24 shkolla me 48 tabela elektronike SMART, 900 tableta si dhe trajnim për mësuesit për përdorimin e mjeteve digjitale në mësimdhënie.

/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBllok i ri banimi për familjet që humbën shtëpitë në Manzë të Durrësit
Artikulli tjetërMuzeu “Shtëpia me Gjethe” kujton plenumin e Beratit