Ballina Flash

15 raste të reja me COVID-19

PRISHTINË, 23 nëntor /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1.440 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot raportohet se janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.719. Në total numri i rasteve aktive është 330.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.499 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.607.518 doza të vaksinës.

Deri më sot 757.103 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMarrëveshje për trajtimin e të burgosurve me çrregullime të shëndetit mendor
Artikulli tjetërKomisioni për impiantet e mbetjeve, Tabaku: Institucionet 5 ditë afat të përgjigjen ose kallëzim