Ballina Bota

MV – 13 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

SHKUP, 22 nëntor /ATSH-AA/ – Maqedonia e Veriut ka regjistruar 155 raste të tjera nga COVID-19 dhe 13 viktima në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirusin e ri ka arritur në 212 375, ndërsa ai i viktimave në 7 449.

Gjithashtu, në vend janë regjistruar edhe 387 pacientë të tjerë të shëruar, duke e çuar në 196 636 numrin e përgjithshëm të tyre.

Aktualisht, në Maqedoninë e Veriut janë 8 290 raste aktive me COVID-19./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19, Ministria e Shëndetësisë: 218 të infektuar dhe 9 humbje jete në 24 orët e fundit
Artikulli tjetërBashkëpunim me biznesin për punësimin e personave me ndihmë ekonomike