Librazhd, ndeshje miqësore mes bashkisë dhe ekipit të Trupit Diplomatik

 

TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë në ndeshjen miqësore të futbollit që u zhvillua në qytetin e Librazhdit mes ekipit të bashkisë dhe ekipit përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Shqipëri.

Në fjalën e tij pas ndeshjes Balla deklaroi se njëlloj si në “Elbasan Arena” për kombëtaren kuqezi edhe në Librazhd nuk humbitet.

Balla tha gjithashtu se ky aktivitet sportiv shërben edhe si një prezantim i vlerave kulturore të Librazhdit, i cili është një destinacion i rëndësishëm turistik, sepse ka një klimë shumë të mirë si dhe ka parkun më të madh në Shqipëri atë të “Shebenik-Jabllanicë” si dhe gjithë luginën e Shkumbinit, e cila është një nga gurët e çmuar të atraksioneve turistike të Librazhdit”.

Ndeshja përfundoi në rezultatin 4-3 për vendasit. Për bashkinë golat u shënuan nga Balla, Gurra, Hajdari dhe Hasaballa.

Ndërsa nga ekipi i Trupit diplomatik golat u shënuan nga Hassan 2, Francis 1.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.