Ballina Ekonomi

Hapen aplikimet, mbështetje për 200 biznese të vogla dhe fermerë

IRANË, 22 nëntor /ATSH/ Përmes një instrumenti të ri të quajtur Cosolve-19, qeveria në bashkëpunim me projektin gjerman GIZ, po ofrojnë grante në ndihmë të biznesit të vogël dhe fermerëve.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, njofton për hapjen e fazës së aplikimeve për grante deri më 15 dhjetor 2021, për rreth 200 ndërmarrje mikro, të vogla e të mesme si edhe për fermerët e regjistruar që kanë ndjekur trajnimet dhe takimet këshillimore të CoSolve19.

Pas analizës së nevojave të biznesit, përcaktimit e masave për ndryshim dhe zbatimit të planit të ndërhyrjes, bizneseve u janë vënë në dispozicion dy plane për grante ku mund të aplikojnë për të përfituar.

NMVM-të dhe fermerët që nuk janë pjesë e CoSolve-19 nuk kualfikohen për grante, por kanë mundësi të aplikojnë për thirjen e dytë të këtij programi.

Instrumenti këshillimor për zbutjen e krizës së COVID-19 është një iniciativë e përbashkët e programeve dypalëshe te Bashkëpunimit gjermano-shqiptar për Zhvillim, përkatësisht: “Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe rajonal, promovimi i punësimit, arsimi dhe aftësimi profesional”.

Qëllimi i përgjithshëm është mbështetja e NMVM-ve të prekura rëndë nga pasojat e krizës së COVID-19 në Shqipëri, pikësëpari për të ruajtur punësimin dhe pse jo edhe për ta rritur atë.

Në realizimin e kësaj iniciative, Cosolve-19, synon të japënjë kontribut të rëndësishëm për NVM-të dhe sektorët e bujqësisë, turizmit, apo sektore te tjere.

Gjithashtu, NMVM-të do të forcohen në përdorimin e zgjidhjeve të reja digjitale dhe inovacionit, jo vetëm për të amortizuar krizën aktuale, por edhe për t’i përshtatur aktivitetet e tyre me qëllim adoptimin në situatën e re post Covid.

Këto qëllime do të arrihen duke u ofruar NMVM-ve këshillim dhe trajnime të përshtatura sipas nevojave të tyre individuale duke përfshirë informacion mbi mundësitë e financimit të ideve të tyre si dhe mundësi financiar për zhvillimin e tyre. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVenezuela thyen rekordin për orkestrën më të madhe në botë
Artikulli tjetërLibrazhd, ndeshje miqësore mes bashkisë dhe ekipit të Trupit Diplomatik