COVID-19 – Attal: Rritja e valës së pestë në Francë, marramendëse

PARIS, 21 nëntor /ATSH-AFP/ – Progresi aktual i valës së pestë të COVID-19 në Francë është marramendëse, paralajmëroi sot zëdhënësi i qeverisë, Gabriel Attal.

“Kjo valë e pestë, ka nisur në mënyrë marramendëse”, tha Sekretari i Shtetit për disa medie.

Mesatarisht i llogaritur në shtatë ditë, numri i rasteve ditore është pothuajse dyfishuar në një javë: të shtunën ishte 17 153, kundrejt 9 458 të shtunës së mëparshme.

Dhe kjo rritje është eksponenciale.

“Por si në valët e mëparshme, çështja është nëse kjo rritje e infeksioneve do të çojë në një fluks masiv në spitale”, tha Attal.

Të shtunën, 7 974 pacientë Covid u shtruan në spital, përfshirë 1 333 në shërbimet e kujdesit kritik, kundrejt përkatësisht 6 500 dhe 1 000 një muaj më parë.

Pothuajse 75% e popullsisë totale është vaksinuar plotësisht në Francë.

Një dozë e tretë e vaksinës ofrohet aktualisht në Francë për personat mbi 65 vjeç dhe ata në rrezik për forma të rënda të sëmundjes dhe, nga 1 dhjetori, do të jetë e disponueshme edhe për personat 50-64 vjeç./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.