Ballina Flash

Google marrëveshje për të drejtën e autorit me botuesit gjermanë

BERLIN, 18 nëntor /ATSH-DPA/- Kompania amerikane e teknologjisë, Google njoftoi sot se ka nënshkruar kontratat e para me botuesit gjermanë pas prezantimit të një ligji të ri që u jep më shumë të drejta botuesve të lajmeve në internet.

Marrëveshjet u nënshkruan, ndër të tjera, me revistën e përjavshme gjermane të lajmeve ‘Der Spiegel’, me të përjavshmen kombëtare ‘Die Zeit’; gazetën e përditshme gjermane ‘Tagesspiegel’ dhe kompaninë gjermane të reklamave online ‘Ströer’.

Kompanitë konfirmuan marrëveshjet me gjigantin e internetit, Google.

“Bisedat me një numër botuesish të tjerë janë në një fazë të avancuar”, deklaroi Google në një deklaratë.

“Si për ne dhe për partnerët tanë, këto marrëveshje për të drejtën e autorit përfaqësojnë një moment historik në forcimin e partneriteteve të suksesshme,” shtoi Google.

Në fillim të këtij viti, ligji gjerman për të drejtat e autorit u ndryshua duke marrë parasysh rëndësinë në rritje të internetit në lidhje me të drejtën e autorit. Kjo pason Direktivën Evropiane për të Drejtën e Autorit, e cila është zbatuar në shtetet anëtare të BE-së.

Gjermania ka miratuar gjithashtu një ligj të ri ndihmës për të drejtën e autorit për botuesit e shtypit dhe gazetarët në vend. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Bjellorusia largon migrantët nga kufiri me Poloninë
Artikulli tjetërECDC: Covid-19 uli përdorimin e antibiotikëve