TIRANE, 16 nëntor/ATSH/ Të ardhurat doganore, nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare, u realizuan në vlerën 153.9 miliardë lekë, 30.1 miliardë lekë ose 24.4 % më shumë se 10-mujori 2020, si dhe 15.4 miliardë lekë ose 11.1 % më shumë se plani i të ardhurave doganore për 10-mujorin e vitit 2021.
Sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, rritja e të ardhurave doganore erdhi kryesisht për shkak të rritjes së volumit të importit, i cili ka sjellë rritje të të ardhurave 114.6 miliardë lekë ose 30 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020-ës.
Në bazë të analizës së 60 grup mallrave, 58.4 % të kontributit në totalin e të ardhurave doganore për periudhën janar-tetor 2021, e zënë 5 produkte dhe përkatësisht karburant importi 26.5 %, cigaret 14.8 %, metalet bazë dhe artikujt prej tyre 6.5 %, automjetet e përdorura me 4.6 %, plastika dhe artikujt me 3 % dhe grupi i ushqimeve të përgatitura me 3 %.
/r.e/























