Ballina Bota

GJERMANI – Pritshmëri surprizuese për rritjen e ekonomisë

FRANKFURT, 9 nëntor /ATSH-DPA/- Sipas Qëndrës së Kërkimeve Ekonomike Europiane (ZEW), barometri i ndjesisë u rrit me 9.4 pikë krahasuar me 31.7 pikë muajin e kaluar,  njoftuan sot studiuesit.

Ata kishin pritur një rënie deri në 20.0 pikë.

Deri në këtë muaj, treguesi pësoi një rënie për të pestin muaj rresht.

Vlerësimi i situatës aktuale ekonomike, nga ana tjetër, është përkeqësuar më shumë se sa pritej. Ky tregues shënoi një rënie me 9.1 pikë nga 12.5 pikë.

Gjendja për perspektivat në eurozonë ishte e ngjashme, pati një përmirësim të pritshmërive ndërsa vlerësimi i situatës aktuale u bë më i zymtë.

“Ekspertët e tregut financiar janë shprehur optimistë për gjashtë muajt e ardhshëm”, tha presidenti i ZEW, Achim Wambach.

“Megjithatë, rënia e përsëritur ekonomike sipas ekspertëve tregon se pengesat e furnizimit me lëndë të para dhe produkte të ndërmjetme, si dhe norma e lartë e inflacionit do të jenë një barrë në tremujorin aktual”, shtoi ai. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë, 11 raste të reja me COVID-19
Artikulli tjetërDurrës, 5 në pranga dhe sekuestro pronave 2 milionë euro