Ballina Flash

Kosovë, 11 raste të reja me COVID-19

PRISHTINË, 9 nëntor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi sot se nga 1.719 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Sot janë shëruar 26 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.466

Në total numri i rasteve aktive është 447.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.658 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.585.044 doza të vaksinës.

Deri më sot 742.830 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – OBSH paralajmëron për mungesë shiringash
Artikulli tjetërGJERMANI – Pritshmëri surprizuese për rritjen e ekonomisë