Ballina Aktualitet

Kuvendi miraton Aktin Normativ për ndryshime në buxhetin e vitit 2021

TIRANË, 8 nëntor/ATSH/ Kuvendi miratoi sot me 74 vota pro dhe 49 kundër Aktin Normativ për ndryshime në buxhetin e vitit 2021.

Nevoja për këtë Akt Normativ lidhet me dy çështje emergjente, përballimin e krizës energjetike, si pasojë e rritjes së menjëhershme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare, si dhe daljen me Eurobond në tregjet ndërkombëtare të kapitalit.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha në fjalën e saj në seancë se përmes këtij akti normativ nuk pësojnë ndryshime treguesit e të ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore për vitin 2021.

Kjo është hera e pestë që Shqipëria kërkon financim në tregjet e kapitalit ndërkombëtar, përmes Eurobondit.

Ministrja tha se Shqipëria ka siguruar gjithnjë interesa më të ulëta dhe interesi i investitorëve ka qenë gjithnjë në rritje.

Pika tjetër e parashikuar në rend të ditës, projektvendimi “Për ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar “Për realizimin e reformës zgjedhore”, me kërkesën e kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike,  Alfred Rushaj, u shty për në seancën plenare të radhës.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKatër kotele “pa biletë” nga Singapori në Hong-Kong
Artikulli tjetërMV – Qeveria përballet me votë mosbesimi