Ballina Aktualitet

Integrimi në BE, një nga shtyllat e pr/buxhetit 2022

TIRANË, 8 nëntor/ATSH/ “Integrimi në BE është një nga shtyllat rreth së cilës është hartuar projektbuxheti 2022”, deklaroi sot ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Xhaçka prezantoi sot në Komisionin për Integrimin Evropian p/buxhetin e MEPJ për vitin 2022.

Xhaçka theksoi se, integrimi në BE është një nga shtyllat rreth së cilës është hartuar projektbuxheti.

“Projektbuxheti 2020 është 17% më i lartë se ai i vitit 2021”, theksoi Xhaçka, duke shtuar se, “anëtarësimi në BE është qëllimi strategjik kombëtar i Shqipërisë”.

“Konferenca e parë Ndërqeveritare është prioriteti ynë afatshkurtër për 2021/2022″, tha Xhaçka, e cila shtoi se,  “vijojnë përgatitjet për negociatat e anëtarësimit”.

Sa i përket negociatave Xhaçka u shpreh se, “janë realizuar mbi 30 vizita dhe takime lobuese”

Xhaçka tha se, KE ka dhënë dy vlerësime pozitive për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare, pasi Shqipëria i ka përmbushur kushtet. Shqipëria ka realizuar historik arritjesh lidhur me kërkesat e marsit 2020.

“Objektiv parësor është nisja e negociatave për anëtarësimin në BE” tha Xhaçka, teksa shtoi se, “projektbuxheti 2022 mundëson zhvillimin e Konferencës së parë Ndërqeveritare. Mundëson zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE”.

Xhaçka prezantoi edhe aktivitetet që do realizohen në funksion të nisjes së negociatave

Xhaçka u shpreh se, “objektivi i dytë madhor është zhvillimi me sukses i mandatit në Këshillin e Sigurimit”.

“Me rëndësi, forcimi i marrëdhënieve me rajonin dhe i bashkëpunimit rajonal”, tha Xhaçka, e cila shtoi se, “axhenda për diasporën, përfshihet në fushën e veprimit të MEPJ”.

/a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBuxheti 2022 për arsimin, Kushi: Prioritet ndërkombëtarizimi i universiteteve
Artikulli tjetërPresidenca kërkon fonde për digjitalizimin e arkivës