Ballina Bota

COVID-19 – SHBA heq ndalimin e udhëtimit për të vaksinuarit

UASHINGTON, 8 nëntor /ATSH-AA/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë hequr ndalimin e udhëtimit për personat e vaksinuar, vendim i cili është zbatuar prej rreth 20 muajsh për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Duke filluar nga dita e sotme, SHBA-ja ka filluar të pranojë pasagjerë në aeroporte dhe kufijtë tokësorë që kanë përfunduar vaksinimin e tyre, duke u dhënë fund kufizimeve të Covid-19 që datojnë që nga administrata e ish-presidentit Donald Trump.

Sipas vendimit të ri, pasagjerët që duan të hyjnë në SHBA duhet të dëshmojnë se janë vaksinuar dhe të kenë rezultat negativ të testit COVID-19.

Ndërkohë, vizitorëve që vijnë nga Meksika dhe Kanadaja nuk do t’u kërkohet test.

Me heqjen e ndalimit pritet të shtohen fluturimet nga Evropa dhe rajone të tjera.

Sipas të dhënave të udhëtimit dhe kompanisë analitike ”Cirium”, fluturimet midis SHBA-së dhe Britanisë së Madhe janë rritur 21 për qind nga muaji i kaluar.

Gjithashtu thuhet se rregullorja e re do të shkaktojë lëvizshmëri të madhe në kufijtë e Kanadasë dhe Meksikës, ku kishte shumë hyrje-dalje në rrugë tokësore përpara pandemisë.

Pasagjerëve që duan të hyjnë në SHBA me transport ajror do t’u kërkohet të dëshmojnë se janë vaksinuar plotësisht dhe pasagjerët që nuk mund të vërtetojnë vaksinimin mund të përballen me gjoba deri në 35 000 dollarë për shkelje./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Falë vaksinimit, Japonia nuk shënon vdekje për herë të parë pas 15 muajsh
Artikulli tjetërMesazhi i ish-futbollistit Redi Jupi: Vaksinimi mbron jetën