Ballina Bota

GREQI – Dendias: BE të ruajë dinamikën e zgjerimit

ATHINË, 7 nëntor /ATSH-MIA/ – Gjithë Ballkani Perëndimor duhet të qëndrojë i përkushtuar ndaj kursit evropian dhe t’u kthejnë shpinën forcave të izolimit dhe destabilizimit dhe ne i bëjmë thirrje BE-së që të ruajë dinamikën e procesit të zgjerimit, për të mos lejuar që vendet e rajonit të kthehen në të kaluarën e tyre, deklaroi ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, në një intervistë për gazetën ”Vradhini”.

Në këtë intervistë, Dendias theksoi se ”e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian, ndërsa perspektiva evropiane dhe vetë procesi i anëtarësimit është ajo që do t’u sigurojë vendeve dhe popujve të rajonit stabilitet, zhvillim ekonomik, prosperitet dhe reforma demokratike”.

”Ne shpresojmë gjithashtu në vazhdimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me cilëndo qeveri të dalë nga proceset e brendshme në Maqedoninë e Veriut”, tha ai.

”Për Marrëveshjen e Prespës dua të theksoj se në shoqëritë demokratike qeveritë vijnë dhe shkojnë, por detyrimet mbeten”, shtoi Dendias./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Artikulli tjetërRealizohet për herë të parë në spitalin e Sarandës një ndërhyrje delikate