Ballina Aktualitet

Harta e gjyqësorit, dy grupe pune në MD dhe KLGJ

TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja takoi sot kryetaren e Këshillit të Lartë Gjyqësor, (KLGJ) Naureda Llagami dhe përfaqësuesin e ambasadës amerikane në Tiranë, Benjamin Rockwell, ku diskutuan lidhur me problematikat e fundit të hartës gjyqësore.

Për të arritur në finalizimin e draftpropozimit të përbashkët të Hartës Gjyqësore e më pas për t’ia nënshtruar konsultimit publik me KLP, PP, MIE dhe grupet e tjera të interesit, përpara miratimit në Këshillin e Ministrave, gjatë takimit u vendos të ngrihen dy grupe pune, një në Ministrinë e Drejtësisë dhe një në KLGJ.

Këto grupe do të takohen javën e ardhshme për të përmbyllur në nivel teknik temat e hapura për diskutim.

/a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Infeksionet COVID-19 në BM në nivele rekord
Artikulli tjetërBRUKSEL – BE: Pasoja serioze nëse Londra pezullon protokollin e Irlandës së Veriut