Ballina Flash

FUTBOLL – Përsëritet rasti Eriksen

OSLO, 4 nëntor /ATSH-MIA/ – Skenat shqetësuese nga EURO2020 kur mesfushori danez, Kristian Eriksen u rrëzua në fushë për shkak të problemeve me zemrën, u përsëritën, fatmirësisht pa epilog tragjik, në një ndeshje të Ligës së Dytë të Norvegjisë.

Siç njoftuan mediet lokale, ndeshja e kampionatit mes skuadrave të ligës së dytë ”Songdal” dhe ”Stjordals-Blink” u ndërpre në minutën e 12-të kur islandezi në radhët e vendasve, Emil Palson u rrëzua në fushë për shkak të atakut kardiak.

Me ndërhyrjen e menjëhershme të ekipit mjekësor, Palson arriti të mbijetonte dhe u  dërgua në spitalin lokal.

Klubi i tij tha se ”Palson është në gjendje të mirë”.

”Palson u rrëzua në fushë pas atakut kardiak, por tani ndihet mirë”, deklaroi klubi i tij./ /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbi 25 mijë individë përdorues të rregullt të platformës e-Albania
Artikulli tjetërMbi 18 mijë mjekë dhe infermierë përfitojnë rritje page me 6%