TIRANË, 3 nëntor/ATSH/ Në Durrës vazhdon puna për rehabilitimin e pallateve me shkallë dëmi DS4.
Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako bëri të ditur në një reagim sot se, “janë 11 pallate ku punohet sipas projekteve përkatëse për përforcimin e tyre dhe rikonstruksionin si në ambientet e brendshme ashtu edhe në ato të jashtme duke garantuar standardet e duhura për banesa më të forta dhe më të sigurta se më parë”.
Sako theksoi se, për 13 pallate të tjera është në proces realizimi i garës.
Ndërkaq pas miratimit në këshillin bashkiak do të fillojë puna për riforcimin e 35 banesave individuale që janë konstatuar me shkallë dëmi DS4, nënvizoi Sako.
/j.p/r.e/























