Ballina Aktualitet

Rama publikon fotoalbum nga konferenca e OKB-së mbi ndryshimet klimatike

TIRANË, 1 nëntor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka publikuar mbrëmjen e sotme një fotoalbum nga konferenca e OKB-së mbi ndryshimet klimatike COP26, që po i zhvillon punimet në Glasgou të Skocisë.

Kryeministri Rama, i cili merr pjesë në këtë konferencë, ka ndarë foto nga takimet që ka zhvilluar me liderë pjesëmarrës.

Kjo konferencë organizohet nga Britania e Madhe në partneritet të ngushtë me Italinë dhe në të marrin pjesë mijëra personalitete nga 200 vende të botës: udhëheqës shtetesh, drejtues organizatash, gazetarë, negociues dhe aktivistë. Për dy javë pjesëmarrësit do të diskutojnë për masat që duhen ndërmarrë për të përballuar ndikimin e ndryshimeve klimatike.

Diskutimet do të fokusohen në çështjet e pazgjidhura që burojnë nga Marrëveshja e Parisit për klimën e vitit 2015. Synimi është që temperaturat globale të mos rriten më shumë se 1.5 gradë Celsius krahasuar me periudhën paraindustriale.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama në Skoci, në konferencën e OKB-së mbi ndryshimet klimatike
Artikulli tjetërCOVID-19 – Putin: Objekte mjekësore shtesë për lehtësimin e sistemit shëndetësor