Ballina Bota

COVID-19 – Merkel e shqetësuar për rritjen e rasteve

BERLIN, 30 tetor /ATSH-DPA/ – Kancelarja në largim Angela Merkel deklaroi se ishte “shumë e shqetësuar” për rritjen e infeksioneve të koronavirusit dhe shtrimeve në spital në Gjermani.

“Duhet të jetë një shqetësim për të gjithë ne”, tha ajo për gazetën ”Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung”.

‘’Gjermania nuk i ka bërë të detyrueshme vaksinimet për asnjë grup’’, theksoi kancelarja.

“Por, fakti që dy ose tre milionë gjermanë mbi 60 vjeç nuk janë ende të vaksinuar, më trishton shumë, sepse mund të bëjë një ndryshim për ta personalisht dhe për shoqërinë në tërësi”, theksoi ajo.

Kur u pyet për të reflektuar mbi kufizimet e vendosura gjatë pandemisë, Merkel tha se ‘’e sheh si detyrë të shtetit të mbrojë shëndetin e sa më shumë njerëzve dhe të parandalojë mbingarkimin e spitaleve’’./ /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNeuronet me shumë sinapsa i vetmi shkak i një forme të veçantë autizmi
Artikulli tjetërNjë “Kalë Troje” për ndalimin e neurodegjenerimit