Ballina Flash

Një “Kalë Troje” për ndalimin e neurodegjenerimit

ROMË, 31 tetor /ATSH-ANSA/ – Po merr formë mekanizmi i parë, i konsideruar një “Kalë Troje”, që do të bëjë të mundur përcjelljen e drejtpërdrejt të ilaçeve në tru, për të ndaluar degjenerimin e sistemit nervor qendror.

Vështirësia kryesore në trajtimin e sëmundjeve të sistemit nervor qendror është aftësia për të kapërcyer barrierën gjak-tru, që mbron trurin, duke rregulluar kalimin e substancave nga qarkullimi i gjakut.

Për të kapërcyer këtë pengesë, studiuesit e Universitetit shtetëror të Milanos kanë optimizuar nanogrimcat që janë në gjendje të bartin kolesterolin në tru, një molekulë që ka një efekt terapeutik për sëmundjen e Huntington-it, një formë e rrallë neurodegjenerimi që ndodh në moshën e rritur me një kurs fatal pas 15-20 vjetësh./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Merkel e shqetësuar për rritjen e rasteve
Artikulli tjetërBalla: Gati të ngremë Komision për Reformën Zgjedhore