Ballina Flash

Aurela Anastasi apel për vaksinim: Studentët forcë e madhe për ndërgjegjësim

TIRANË, 29 tetor/ATSH/ Prof. dr. Aurela Anastasi i bëri thirrje sot studentëve të vaksinohen kundër COVID-19.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu publikoi mesazhin e prof. dr. Aurela Anastasi, e cila thekson se studentët e kuptojnë rëndësinë e vaksinimit.

“Është e qartë që studentët e kuptojnë rëndësinë e vaksinimit. Ata janë një forcë e madhe për të ndërgjegjësuar të tjerët se vaksina shpëton jetë”, tha Anastasi.

Vaksinimi antikovid vijon në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi të përqendruar, çdo ditë të javës, ku çdo qytetar mbi 18 vjeç mund të vaksinohet me kartën e identitetit. Krahas pikave të përqendruara dhe qendrave shëndetësore vaksinimi po vijon në çdo universitet të vendit.

/k.s/a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTransferta e pakushtëzuar për bashkitë 6.3 miliardë lekë
Artikulli tjetërLagjet e rilindura të Kukësit, falë Rilindjes Urbane