Ballina Flash

Parashikimi i motit, 28 tetor 2021

TIRANË, 28 tetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore.

Nëpër lugina do të ketë në orët e mëngjesit mjegull të dendur apo mjegullinë si dhe vesë.  Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje 1-6 m/sek ndërsa në bregdet 8-10 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 5/22 Diell
Kukës 2/15 Diell re
Lezhë 10/22 Diell
Dibër 2/16 Diell re
Durrës 9/22 Diell
Tiranë 8/23 Diell
Elbasan 11/23 Diell re
Berat 4/24 Diell
Vlorë 9/23 Diell
Korçë 2/16 Diell re
Gjirokastër 4/22 Diell
Sarandë 11/23 Diell

 

 

                                                               

                 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTiranë, makina inteligjente evidenton 310 drejtues mjetesh në shkelje
Artikulli tjetërNgjyrat e vjeshtës ‘përflakin’ Parkun Kombëtar të Llogorasë