11 të arrestuar për vjedhje të energjisë

TIRANË, 23 tetor/ATSH/ Strukturat e Policisë së Shtetit, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së energjisë elektrike, gjatë kontrolleve të përbashkëta me OSHEE-në, kanë evidentuar 51 raste të vjedhjes së energjisë elektrike në të gjithë vendin dhe kanë arrestuar 11 shtetas, 26 janë proceduar penalisht dhe janë shpallur në kërkim 15 të tjerë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë proceduar shtetasit që kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesa apo ambiente të tjera, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike.

Sipas policisë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatet në varësi të DVP Tiranë janë arrestuar në flagrancë shtetasit Sh. S. dhe A. O., H. B., A. B. dhe H. Zh., janë proceduar penalisht shtetasit L. Z. dhe P. D., si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit M. G., B. Ç., N. Ç., M. G., S. M., M. H. dhe B. D.

Ndërsa nga specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Berat u arrestuan në flagrancë shtetasit R. S., Y. A., B. Z. dhe R. B., si dhe u shpall në kërkim shtetasi G. B, nga specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Gjirokastër u arrestua në flagrancë shtetasi A. Z., u proceduan penalisht shtetasit A. B., A. N., B. N. dhe H. N., si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. B.

Po ashtu specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u proceduan penalisht shtetasit N. K. dhe Sh. G., ndërsa nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë u proceduan penalisht shtetasit L. Gj., Rr. A., B. M. dhe R. M., si dhe u shpall në kërkim shtetasi Y. B.

Ndërkohë që specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht shtetasi M. I. dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. M. dhe A. K.

DVP Shkodër, nga specialistët e Komisariatit të Policisë Shkodër janë proceduar penalisht shtetasit: F. F., P. L., Rr. L., A. K., P. K., Ç. M. dhe M. D., ndërsa nga specialistët e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe u procedua penalisht shtetasi P. Gj.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u proceduan penalisht shtetasit L. B., H. B., Sh. I. dhe A. B., ndërsa nga specialistët e Komisariatit të Policisë Bulqizë u shpall në kërkim shtetasi B. Gj.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lushnjë u arrestua

në flagrancë shtetasi N. G. dhe u shpall në kërkim shtetasi A. T.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin u procedua penalisht shtetasi L. M.

Strukturat e Policisë do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë. /k.s/ /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.