Ballina Flash

Facebook do të ndryshojë emrin?

BERLIN, 20 tetor /ATSH-ANSA/ – Facebook ka ndërmend të ndryshojë emrin, sipas një raporti të faqes së internetit të teknologjisë amerikane “The Verge”, i publikuar sot.

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg pritet të njoftojë vendimin në konferencën e kompanisë Connect më 28 tetor.

Ndryshimi besohet se paralajmëron ambicien e gjigantit të teknologjisë për t’u njohur për më shumë sesa vetëm për mediet sociale.

Sipas raportit, riemërimi i grupit ka të ngjarë të pozicionojë Facebook-un si një nga shumë produktet nën një kompani mëmë, që mbikëqyr gjigantët e tjerë të teknologjisë, aktualisht në pronësi të Facebook, si Instagram, WhatsApp dhe Oculus.

Facebook nuk pranoi të komentojë në lidhje me këto thashetheme.

“Facebook planifikon të krijojë 10 000 vende të reja pune me aftësi të larta në Bashkimin Evropian gjatë pesë viteve të ardhshme, për të ndërtuar të ashtuquajturin Metaverse”, njoftoi kompania në një postim në blog të hënën.

Metaverse është një term ombrellë për një përsëritje teorike të internetit në të ardhmen, që përbëhet nga hapësira të përbashkëta virtuale 3D, të lidhura së bashku për të formuar një botë virtuale./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProgresraporti i KE-së, Xhaçka: BE të mbajë fjalën për negociatat
Artikulli tjetërInvestim për mirëmbajtjen e rrjetit, stakim energjie në disa zona në Tiranë dhe Shkodër