Investim për mirëmbajtjen e rrjetit, stakim energjie në disa zona në Tiranë dhe Shkodër

TIRANË, 20 tetor/ATSH/ Ditën e nesërme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për disa zona në kryeqytet dhe në Shkodër.

Përmes një njoftimi OSHEE bën me dije se, ndërprerja do të bëhet në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit.

OSHEE njofton se, “në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 21 tetor, do të punohet në disa kabina e për pasojë do të mbeten pa energji disa zona”.

OSHEE thekson se oraret e stakimit dhe zonat e prekura nga ky investim janë:

09:30-13:30

Pjesërisht: Zall-Herr, Kodër e Kuqe, Gërdec, Marqinet

09:00-16:00

Pjesërisht: Rruga “Shyqyri Brari”

09:00-13:00

Pjesërisht: Rruga “Sami Frashëri”, 1 pallat pas shkollës “Edith Durham”

Gjithashtu OSHEE njoftoi abonentët në Shkodër se do të ketë stakim në datat 21-22 tetor.

“Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datat 21-22 tetor do të stakohet energjia në këto zona në Shkodër:

21 tetor/ 09:00-14:00

Lagjja “Kiras”

22 tetor/ 09:00-15:00

Shtoj i Ri, Shtoj i Vjetër, lagjja “Kiras”, Lopçej, Boriç, Dobraç.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.