Ballina Flash

Projekt për restaurimin e urës së Kalasë së Lezhës

TIRANË, 18 tetor/ATSH/ Specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore kanë kryer një inspektim në urën prej druri në Kalanë e Lezhës, e cila aktualisht është në gjendje mjaft të degraduar, veçanërisht sa i takon strukturës.

Sipas specialistëve, inspektimi konsistoi në evidentimin dhe dokumentimin e problematikave të urës, për të vijuar më tej edhe me hartimin e projektit.

“Marrja e masave të menjëhershme është me rëndësi, për të bërë të mundur sigurinë e plotë të turistëve, përgjatë vizitave në Kalanë e Lezhës, e cila është një ndër kalatë më të rëndësishme në vend”, shprehen specialistët e IKTK-së.

Ura e drunjtë mbi varrezat mesjetare është dëmtuar për shkak të amortizimit.

Kalaja e Lezhës konsiderohet më e madhja në Shqipërinë veriperëndimore si dhe simbol i arkitekturës ushtarake të vonë romake, bizantine e osmane. Ajo ndodhet mbi një kodër rreth 305 metra të lartë dhe rreth 80 metra prapa Kishës Françeskane.

/m.m/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Von der Leyen: BE ka eksportuar mbi një miliard vaksina në botë
Artikulli tjetërMbi 23 mijë tonë mallra përpunohen në portin e Durrësit