Ballina Flash

Microsoft mbyll LinkedIn në Kinë

PEKIN, 15 tetor /ATSH-ANSA/ – Microsoft braktis LinkedIn në Kinë duke përmendur një mjedis të vështirë në të cilin duhet operuar, ndërkohë që kjo tërheqje shënon largimin më të madh nga vendi aziatik i një kompanie të madhe teknologjike në vitet e fundit.

LinkedIn, përmes një deklarate theksoi se do të zëvendësonte shërbimin e saj kinez me një shërbim tjetër.

Lëvizja erdhi pasi shërbimi në pronësi të Microsoft u detyrua të bllokojë profilet e gazetarëve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut në Kinë për shkak të përmbajtjes së postuar dhe konsideruar “të ndaluar”.

Mbyllja e faqes së rrjeteve profesionale, e cila funksionon në Kinë që nga shkurti 2014, do të ndodhë deri në fund të vitit dhe shënon fundin e rrjetit të fundit të madh amerikan të medieve sociale të afta për të vepruar hapur në vend.

LinkedIn, në një deklaratë të postuar në blogun e saj zyrtar, shpjegoi se e mori vendimin pasi “u përball me një mjedis operativ dukshëm më sfidues”./  /os/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëri-Turqi, the­llim i projekt­eve në fushën e arsimit
Artikulli tjetërFOKUS – Konservatorët e Merkelit në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave