FOKUS – Konservatorët e Merkelit në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave

BERLIN, 15 tetor /ATSH-DPA/ – Blloku konservator i kancelares gjermane, Angela Merkel ka rënë në nivelin më të ulët historik, sipas një sondazhi të publikuar sot, pas rezultatit katastrofik në zgjedhjet e muajit të kaluar.

Ndërkohë që fokusi po zhvendoset tek fituesit e zgjedhjeve, social-demokratët (SPD), të cilët po punojnë për të formuar një koalicion me dy parti të tjera më të vogla, aleanca konservatore e Merkelit (CDU) dhe aleatët e tyre bavarezë, (CSU), ranë në 19% të mbështetjes popullore.

Sondazhi i grupit kërkimor ”Wahlen” ishte në përputhje me sondazhet e tjera të fundit që panë që CDU/CSU, e cila dominoi Gjermaninë në epokën e pas Luftës së Dytë Botërore, të binte në nivelet më të ulëta, të papara ndonjëherë.

Sipas sondazhi SPD është në kuotën 28%, të gjelbrit në 17% dhe Demokratët e Lirë (FDP), në favor të biznesit, me 13%.

Këto tri parti po vazhdojnë bisedimet e tyre për të ndërtuar një koalicion qeverisës.

Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD) rezulton me 11% dhe e majta ekstreme ”Die Linke” me 5%./    /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.