Shqipëri-Turqi, the­llim i projekt­eve në fushën e arsimit

TIRANË, 15 tetor/ATSH/ Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi priti sot në takim Ambasadorin e Republ­ikës së Turqisë në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük.

Gjatë takimit Kushi dhe ambasadori Yörük biseduan për zbatimin e marrëveshjes dypalëshe të bashkëp­unimit në fushën e arsimit mes dy vendeve.

“Gjithmonë kënaqësi të takohesh me Murat Ahmet Yörük, Ambasador i Republ­ikës së Turqisë në Shqipëri, me të cilin nënvizuam marrëdhë­niet e konsoliduara mes dy vendeve tona në shumë fusha”, tha Kushi.

Ministrja Kushi u shpreh se, ​”në takim theksu­am hapat që duhet të ndjekim në vijim për zbatimin e marrëveshjes dypalëshe të bashkëp­unimit në fushën e arsimit mes Shqipëri­së dhe Turqisë, si dhe dakordësuam për the­llimin e mëtejshëm të nismave e projekt­eve të përbashkëta”, tha Kushi.

/k.s/a.a/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.