Ballina Flash

Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim në lehtësimin e çdo pengese burokratike

TIRANË, 13 tetor/ATSH/ -Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në takim Ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës  në Tiranë, Skënder Durmishi, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Meta e uroi ambasadorin Durmishi për detyrën dhe e siguroi për mbështetje në përmbushjen me sukses të misionit të tij në Shqipëri.

Kreu i Shtetit vlerësoi përvojën e Ambasadorit Durmishi dhe shprehu besimin se përpjekjet e tij do t’i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera dhe vëllazërore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Presidenti Meta theksoi se, Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkëpunojnë ngushtësisht në lehtësimin e çdo pengese burokratike, që ekziston në zhvillimet në fushën politike, kulturore, ekonomike, tregtare dhe të gjitha sferat e tjera të jetës.

Presidenti Meta theksoi se, së bashku duhet të punojmë në forcimin dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës si dhe në rrugën e integrimeve evropiane të dyja vendeve tona.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVdes Eddie Jaku (101), njeriu më i lumtur në botë
Artikulli tjetërKuadër i mirë ligjor për mbrojtjen e fëmijëve