TIRANË, 7 tetor/ATSH/ Reshje shiu me intensitet mesatar kanë përfshirë vendin, por Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se ato nuk sollën probleme me qarkullimin e mjeteve.
“Kontraktorët me mjete dhe me punëtorë janë në terren dhe kanë bërë pastrimin e akseve nga rënia e gurëve dhe inerteve”, bën të ditur ARRSH.
Sipas ARRSH-së, përdoruesit e rrugës duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore si dhe të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështirës në rrugë.
/j.p/r.e/













