SHKUP, 7 tetor /ATSH-AA/ – Maqedonia e Veriut ka regjistruar 393 raste të reja dhe 20 viktima nga COVID-19, në 24 orët e fundit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara nga koronavirusi i ri ka arritur në 193 846, ndërsa numri i viktimave në 6 783.
Gjithashtu, në vend janë regjistruar edhe 397 pacientë të shëruar nga virusi, duke e çuar në 176 278 numrin e përgjithshëm të tyre.
Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 10 785./ /ervo/





















