Ballina Flash

“Vepra më e mirë në botë”, Muralja e Tiranës ndër 25 finalistet

TIRANË, 7 tetor/ATSH/ Imazhi i një vajze që mban një buqetë me lule në dorë në një nga pallatet e Tiranës është kualifikuar në 25 finalistet për t’u shpallur vepra më e mirë në botë për muajin shtator 2021.

Vepra e piktorit Gera në kuadër të “Mural Fest 2021” që u organizua në Tiranë, ia ka dalë që të renditet tek veprat më të mira në botë për artin e rrugës ose siç njihet ndryshe Street Art.

Street Art Cities është një platformë globale me një mision për të promovuar dhe dokumentuar artin urban në botë.

Pjesë e kësaj platforme janë 900 qytete me mbi 35 mijë vepra arti. 25 veprat më të mira të artit, ku bën pjesë dhe “Serena” e artistit shqiptar që mori pjesë në “Mural Fest 2021” do i nënshtrohet një sondazhi në internet dhe fituesi do të shpallet të dielën më 10 tetor.

“Mural Fest” u organizua nga Dekor Tirana, nën kujdesin e posaçëm të dy kuratorëve të njohur, Helidon Haliti dhe Qirjako Josifidhi.

/m.m//a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMV – 20 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit
Artikulli tjetërNga 11 tetori, Britania do njoh certifikatat e vaksinave të lëshuara në Shqipëri