Ballina Aktualitet

Manastirliu-Bashës: Keni 18 muaj që hiqni vallen e vdekjes, ne e kemi fituar betejën edhe ndërkombëtarisht

TIRANË, 7 tetor /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu i është përgjigjur akuzave të kreut të PD, Lulzim Basha duke thënë se “keni 18 muaj që hiqni vallen e vdekjes”.
“E keni kthyer vdekjen në refren. Keni kohë tashmë 18 muaj që hiqni vallen e vdekjes. Nuk e kuptoj përse këmbëngulni me kaq kënaqësi në retorikën e vdekjes. Akuzat shterpë nuk mund të jenë fakte, ashtu sikurse shifrat nuk mund të jenë opinione”, ka replikuar Manastirliu.
Në replikën e saj, Manastirliu tha se Shqipëria ia ka dalë edhe ndërkombëtarisht të menaxhojë këtë fatkeqësi.
“Shqipëria ia ka dalë edhe ndërkombëtarisht që t’i fitojë betejat e vështira të një kohe shumë të vështirë, siç është pandemia e COVID-19. Loja me të vdekurit është një avaz i vjetër i kësaj politike shterpë pa din e pa iman”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë i ka bërë sërish thirrje opozitës për të qenë të bashkuar në përballimin e situatës së epidemisë në vend.
/j.p/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNjerëzit janë më të lumtur pa median sociale
Artikulli tjetërRama për “Kurier”: BE po mban veten peng në Ballkan