Ballina Bota

HAGË – Holanda pranë marrëveshjes qeveritare

HAGË, 30 shtator /ATSH-AFP/ – Më shumë se gjashtë muaj pas zgjedhjeve legjislative, kryeministri holandez në largim, Mark Rutte premtoi një “fillim të ri”, ndërsa një përparim i dukshëm drejt një marrëveshjeje për formimin e një qeverie njofton përsëritjen e saktë të koalicionit të mëparshëm.

“Sa na përket neve, kjo nuk është një përsëritje e koalicionit të mëparshëm, do të jetë me të vërtetë një fillim i ri”, siguroi Rutte, në pushtet që nga viti 2011, i cili po përgatitet të marrë një mandat të katërt.

Negociatat për formimin e qeverisë kishin ngecur që nga zgjedhjet e fituara në mars nga VVD e qendrës së djathtë të Mark Rutte, e ndjekur nga progresistët e D66-s, të udhëhequr nga ish-kreu i diplomacisë, Sigrid Kaag, për shkak të disa bllokimeve personale të krijuara nga partitë.

Më në fund, negociatat zyrtare priten të fillojnë mes anëtarëve të koalicionit të mëparshëm: VVD, D66, ministrit të kristiandemokratëve të Qendrës Ëopke Hoekstra (CDA) dhe konservatorit të qendrës së djathtë, ChristenUnie (CU).

Por arritja e një marrëveshje të re qeveritare mund të zgjasë javë apo edhe muaj.

Në vitin 2017, u desh një rekord prej 225 ditësh për të formuar qeverinë e fundit./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPD: Nuk ka rritje reale ekonomike, njerëzit më të varfër
Artikulli tjetërEkonomia vijon rimëkëmbjen, rikuperoi efektet negative të pandemisë