Ballina Flash

Britney Spears fiton pavarësinë financiare

NJU-JORK, 30 shtator /ATSH-ANSA/ – Më në fund e çliruar nga zgjedha e babait të saj, pas 13 vitesh kujdestari ligjore, Britney Spears u shpreh sot se “po fluturon nga gëzim”.

Princesha e popit, e cila më 30 shtator u zgjua, për herë të parë që nga viti 2008, pa pasur nevojë t’i japë llogari për çdo shpenzim të vogël babait të saj, Jamie, postoi një video në Instagram ndërsa pilotonte një avioni me helikë në të njëjtin orë kur gjyqtarja, Brenda Penny, fajësoi babain e saj duke e quajtur situatën aktuale “të paqëndrueshme”.

“Ndihem sikur jam në hënë!!! Për herë të parë fluturoj me një avion dhe për herë të parë jam në një avion me helikë. O Zot, u frikësova!!!”, shkroi ylli i popit, që nuk mori pjesë në seancë, sepse, sipas “People”, ndodhej jashtë qytetit me të fejuarin e saj, Sam Asghari, për pushime

Urime të menjëhershme nga fansat, duke filluar me Cher dhe Dionne Ëarëick, ndërsa babai Jamie, përmes një avokati, e dënoi vendimin e gjykatës: “Penny bëri gabim që e pezulloi atë, duke i besuar kontrollin e pasurive të Britney një të huaji dhe duke zgjeruar mbrojtjen ligjore, të cilën ajo vetë e donte revokuar”.

Nëse Britney po fluturon mbi re, militantët e #Free Britney, të cilët dolën në rrugë dje nga Los Anxheles në Londër janë mbi hënë: jo vetëm fansat, por edhe aktivistët që e kanë bërë rastin e yllit të popit simbolin e angazhimit kundër një ligji institucion shpesh në qendër të abuzimit, siç ilustrohet nga filmi i Netflix “Më intereson shumë” me Rosamund Pike./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSoreca takon Manjën: Reforma në Drejtësi duhet të konsolidohet
Artikulli tjetërOsmani: Zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë, angazhim yni i përditshëm