Ballina Ekonomi

Siguria rrugore, punime në aksin Elbasan-Qafë Thanë

TIRANË, 29 shtator/ATSH/ Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë rreth 60 km i gjatë po i nënshtrohet një rehabilitimi për të rritur sigurinë e lëvizjes së automjeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi se ka filluar puna për përmirësimin e sigurisë rrugore në këtë segment.

“Në segmentin rrugor Elbasan-Qafë Thanë në kuadër të mirëmbajtjes rutinë po kryhen punimet për ndërrimin e mbrojtëseve të dëmtuara me të reja duke rritur sigurinë e qarkullimit të mjeteve në këtë aks”, bën të ditur ARRSH.

Autoriteti Rrugor Shqiptar garanton qytetarët se punon sistematikisht për të garantuar rrugë të sigurta dhe me standarde bashkëkohore.

/a.a/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore, IKTK: Bëjeni pjesë të itinerareve tuaja turizmin kulturor
Artikulli tjetërFOKUS – Mitsotakis: Greqia nuk ka qëllim të hyjë në një garë armatimesh me Turqinë