Ballina Aktualitet

Përgatitje për vizitën e kryetares së OSBE-së për vitin 2021, Ann Linde

TIRANË, 29 shtator/ATSH/ Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi sot një takim me  ambasadorin Vincenzo Del Monaco, shef i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Xhaçka u shpreh se së bashku me ambasadorin Del Monaco po përgatisin vizitën e ministres së Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde, si kryetare e OSBE-së për vitin 2021.

“Gjithmonë një kënaqësi takimi me ambasadorin Vincenzo Del Monaco, shef i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri. I transmetova vlerësimin tonë të sinqertë për punën e tij të shkëlqyer në Prezencë në një periudhë sfiduese. Duke punuar së bashku për t’u përgatitur për vizitën e ministres së Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde, si kryetare e OSBE-së për vitin 2021”, u shpreh Xhaçka në një reagim në Twitter.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama pret udhëheqësen e Lëvizjes së Demokracisë në Bjellorusi, Sviatlana Tsikhanouskaya
Artikulli tjetërITALI – Sërish rritje e çmimeve të prodhimeve vendase