BERLIN, 29 shtator /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane në largim, Angela Merkel uroi sot personalisht Olaf Scholz e partisë socialdemokrate (SPD) për suksesin e tij në zgjedhje, njoftoi zyra e saj.
Merkel ka kontaktuar Scholz, ministrin e saj të Financave, të hënën, sipas një deklarate.
Zyra e saj për shtyp e lëshoi deklaratën sot, si rezultat i një pyetjeje në një konferencë të mëparshme për shtyp.
Zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert nuk komentoi më tej në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve dhe tha vetëm se Merkel “do të vazhdojë të kryejë detyrat e saj, deri në ardhjen në detyrë të pasardhësit të saj”.
“Kancelarja dhe ministrat do të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre, derisa atë ta marrë përsipër një qeveri e re federale”, tha ai.
“Kancelarja do të vazhdojë të kultivojë lidhjet e jashtme, përfshirë udhëtimet jashtë vendit, si edhe takimet dhe bisedimet me krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve të tjera”, shtoi Seibert./ /ervo/























